Të reja pas “Oscars”, Will Smith po i rikthehet aktrimit

Dy muaj e gjysmë më parë, në rrjet u përfol aq shumë eventi “Oscars”, jo nga madhështia e tij, por nga shuplaka e Will Smith ndaj moderatorit.

Pas gjithë rrëmujës, Will u “zhduk”, por tani thuhet se ai është gati t’i rikthehet aktrimit me komedianin Chris Rock.

Megjithëse atij iu ndalua pjesëmarrja në ngjarjet e Akademisë për 10 vjet, aktori do të mirëpritet në ekranin e madh me filmin “I Am Legend 2”.

Vazhdimi i filmit të parë të Will është gati për t’u prodhuar nga “Westbrook Studios” dhe do të ripërsërisë rolin e tij si shkencëtari Robert Neville ndërkohë që vazhdon të kërkojë një kurë për zombit në botën post-apokaliptike.

 

Një burim tha për “The Sun” se:

“Skenari është duke u shkruar dhe koncepti duhet të nënshkruhet nga “Warner Brothers”, por nuk ka pasur asnjë indikacion që Will është jashtë projektit.

Realiteti është se ai do të rikthehet në një moment dhe thjesht do të varet se cila studio do të jetë ajo që do t’i japë një mundësi.”

 

Ndjenjat negative nga publiku në lidhje me karrierën e tij sigurisht që janë ulur javët e fundit pasi bota ka ecur përpara falë historive si gjyqi i Johnny Depp dhe Amber Heard.

 

Një nga filmat e Smith, “Bad Boys”, është vendosur gjithashtu për një pjesë të re me aktorin, gjë që tregon se nuk përjashtohet nga një tjetër paraqitje.