
Të reja nga aplikacioni “WhatsApp”
WhatsApp ka shtuar veçori për t’jua bërë bisedat në grup më të menaxhueshme.
Ju do të keni mundësinë të hiqni zërin dhe të dërgoni mesazhe personave të caktuar në thirrjet tuaja në Whatsapp.
Njoftimi është bërë nga vetë kompania me anë të një postimi në “Twitter”, zbuluar nga Android Central.
Ndryshimi është i dobishëm veçanërisht në situatat kur dikush mund të mos jetë i vetëdijshëm se të tjerët mund të dëgjojnë se çfarë ndodh nga ana tjetër.
Kompania ka shtuar edhe banerin që njofton se nëse dikush i bashkohet telefonatës në grup.
“Jemi të lumtur që shohim risinë për të bërë ‘mute’ përdorues të caktuar, gjë që do të ndihmojë në parandalimin e daljes së një telefonate nga shinat për shkak të një fëmije që qan ose të një kafeneje me zë të lartë.”
Do të keni mundësinë të nisni mesazhe drejt çdo pjesëmarrësi, direkt nga ekrani i thirrjes.
Prej kohësh kjo platformë ka punuar në përmirësimin e bisedave të grupit duke lejuar edhe numrin e pjesëmarrësve të shkojë nga 8 në 32 persona, gjithashtu duke lejuar 512 anëtarë pjesë të bëhen pjesë e një grupi.
Këto veçori janë të aksesueshme për shumicën e përdoruesve.
Për sigurimin e këtyre veçorive, bëni update aplikacionin tuaj.