“Të prezantoj babain”, regjisorja Adelina Muça dhe aktorët e Durrësit vijnë në ArTurbina

 ArTurbina është stacioni i radhës i shfaqjes “Të prezantoj babain”, një vepër e shkruar nga mjeshtri i komedisë angleze Alan Ayckbourn, e cila është përkthyer dhe vënë në skenë nga Adelina Muça.

4 personazhe interesante vijnë nga aktorët e njohur dhe shumë të dashur për publikun; Gentian Zenelaj,  Suela Bako, Ervin Doko dhe Alessia Xhemalaj.

Përkthyesja dhe regjisorja e veprës, Adelina Muça ndau për Tibo News arsyen se pse zgjodhi të sillte pikërisht këtë vepër.

Pavarësisht vështirësive që hasen, shfaqja e përbërë nga trupa e teatrit të Durrësit ka arritur të lëvizë nëpër qytete.

Shfaqja ishte edhe pjesë e “Koko Fest” ku aktorja Suela Bako mori çmimin e parë si aktorja më e mirë joprotagoniste.

Vepra ka të bëjë me marrëdhënien e çifteve me njëri-tjetrin, çiftet e martuar dhe çiftet e dashuruar.

Një veçanti tjetër në këtë shfaqje qëndron edhe në ndërtimin e skenës, ku është konceptuar të jenë të gjithë pjesë e tavolinës, në një shtëpi, gjë që edhe publiku e ka pritur mjaft mirë sepse është ndjerë sikur është në oborrin e shtëpisë dhe është pranë këtyre katër personazheve.

Publiku do të ketë mundësi të ndjekë shfaqjen në ArTurbina nga data 11 deri më 15 janar.

*TiboNews