AlbanianEnglish

Të pasurit në Shqipëri shtojnë pasurinë, 600 milionë dollarë më shumë të ardhura

6 miliardë e 460 milionë dollarë pasuri bankare zotërohen nga 109 mijë e 192 individë, që përbëjnë vetëm 6.6% të qytetarëve që kanë kursime në Shqipëri. Të dhënat zyrtare tregojnë se në fund të vitit 2021, të pasurit kanë shtuar pasurinë që mbajnë në banka, duke zënë 58% të totalit të depozitave që ka i gjithë sistemi. Pasuria e tyre është rritur me 600 milionë dollarë krahasuar me fundin e vitit 2020.

Por edhe numri i personave të pasur që kanë një llogari bankare mbi shumën 25 mijë dollarë është zgjeruar me 8 mijë veta.Pavarësisht kësaj, tendenca e pabarazisë vijon të thellohet. 1 individ zotëron pasuri më shumë se 20 të tjerë bashkë. Një vit më parë ky raport ishte 1 me 19.Depozitat me shuma të vogla janë rritur me 4.8% me bazë vjetore, ndërsa ato të mëdha u shtuan me 10.4%.Totali i depozitave në banka arriti 12.86 miliard dollarë, duke u rritur me 4.5 % krahasuar me 2020-n.

You don't have permission to register