Të parët e klasës lindin kryesisht në këtë muaj

Nëse dëshironi që fëmijët tuaj të ardhshëm të jenë të parët në klasë, planifikimi i ardhjes në jetë në një muaj të caktuar të vitit mund t’i ndihmojë ata të arrijnë suksesin shkencor.

Sigurisht, studimi i vështirë dhe mësimi i aftësive të reja janë tepër të rëndësishme, por edhe ditëlindja e tij mund të luajë një rol, dhe këtë e ka vërtetuar një studim i ri.

Të dhënat e fundit të mbledhura nga Atom Learning kanë treguar se fëmijët e lindur në muajin nëntor kanë më shumë gjasa të shkëlqejnë akademikisht në shkollën fillore, ndërsa ata të lindur në muajin korrik mbeten prapa, ose ‘të fundit’ në klasë.

Rezultatet e testit nga 5000 nxënës të klasës së 6-të u analizuan për të nxjerrë në pah marrëdhënien midis muajit të lindjes së një fëmije dhe suksesit të tyre akademik dhe rezultatet treguan se ata të lindur në muajin nëntor shkëlqyen në rezultate.

Në përgjithësi, rezultatet treguan se fëmijët e lindur në vjeshtë dhe në dimër performuan më mirë në njohuritë akademike sesa ata të lindur në pranverë dhe në verë, të cilët përgjithësisht edhe shkollën e nisin me vonesë.

Gjetjet sfidojnë gjithashtu supozimin se fëmijët e lindur në shtator dalin të parët në klasë.

Megjithatë, fëmijët e lindur në qershor rezultuan një përjashtim nga ky rregull i përgjithshëm pasi ata kishin rezultatet e teta më të larta, duke mposhtur ata të marsit dhe majit.

Gjithashtu, ata me ditëlindje në janar ka të ngjarë të ulen në mes të renditjes së klasës.

Ekspertët thonë se këto gjetje duhet të ndihmojnë prindërit të bëhen më të vetëdijshëm për këtë disavantazh për fëmijët e lindur më vonë gjatë vitit.

Rezultatet: 

November – 3046

September – 3045

December – 3041

February – 3024

October – 3016

January – 3014

April – 2997

June – 2995

May – 2991

March – 2982

August – 2973

July – 2932

*Tibo News