
Të paktën 8 viktima nga përmbytjet në Itali
Rrëshqitjet e shumta të dheut të shkaktuara nga shiu dhe përmbytjet në qytetin e Casamicciola Terme në Itali iu kanë marrë jetën 8 personave.
Lajmi u bë I ditur nga Ministri Italian i Infrastrukturës dhe Transportit Matteo Salvini.
Rrëshqitja e dheut ka shkaktuar dëme të shumta ku janë shkatërruar disa makina teksa në ishullin Ischia mbi 10 ndërtesa janë shkatërruar.
Ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë punën nën kushte të vështira klimaterike teksa 12 persona janë ende të zhdukur.
Qeveria ka lëshuar një urdhër ku iu kërkohet qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë e tyre.
*TiboNews