Të martuar prej 2014-ës, por George vazhdon i dashuruar marrëzisht pas Amal

George Clooney dukej më se i dashuruar teksa shoqëronte gruan e tij Amal në një ceremoni ndarjesh çmimesh në Venecia.

Çifti janë ndër yjet që kanë udhëtuar në Itali për Festivalin e Filmit të Venecias këtë javë dhe kanë mbërritur në qytetin e romancës të enjten në mbrëmje.

Pasi mbërritën George, 62 vjeç dhe Amal, 45 vjeç, morën një moment për të shijuar perëndimin e diellit dhe u panë të përqafuar. George është kapur në foto teksa shikonte me dashuri bashkëshorten e tij, e cila dukej mahnitëse me një fustan krem dantelle.

Ndërsa George me një kostum të zi me këmishën e zbërthyer pak, si gjithmonë një zotëri i vërtetë. Pasi u futën brenda, çifti u pa duke u shoqëruar me të ftuar të tjerë, duke përfshirë stilisten dhe prezantuesen Diane Von Furstenberg, e cila i dha Amal një përqafim të ngrohtë ndërsa bisedonin. Ishte një natë e madhe për avokaten Amal pasi ajo po nderohej me çmimin prestigjioz të Udhëheqjes DVF së bashku me katër gra të tjera për aktivizmin e saj për të drejtat e njeriut.

Amal ka përfaqësuar të burgosurit politikë të profilit të lartë dhe të mbijetuarat e mizorive masive, si gratë dhe vajzat jazide të skllavëruara nga ISIS, civilët e sulmuar nga milicia sudaneze dhe forcat qeveritare në Darfur, dhe aktiviste femra të burgosura anembanë globit.

Ylli i Ocean’s Eleven, George Clooney lëshoi ​​një deklaratë në mbështetje të grevave në fillim të kësaj vere, duke deklaruar se industria duhet të ndryshojë në mënyrë që ajo të mbijetojë.

Ai dhe Amal të cilët u martuan në vitin 2014 kanë shijuar kohën e tyre në Venecia deri më tani, duke shijuar netët e daljeve në restorantet buzë ujit si Ristorante Da Ivo, dhe shëtitjet nëpër qytet.