Të martën dita pa makina, ndalohet qarkullimi në Tiranë në këto orare

Dita e nesërme, e martë do të jetë një ditë pa makina për qytetarët e Tiranës. Masa vjen në një kohë kur çmimi  i naftës është rritur si pasojë e luftës në Ukrainë dhe sipas qeverisë do të shërbejë në planin e kursimit.

Në bazë të këtij vendimi, qarkullimi i automjeteve do të kufizohet nga ora 09:00 deri në orën 15:00, në segmentet:

  • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.
  • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
  • Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërkohë, do të ketë plane të caktuara lëvizjeje për mjetet e emergjencës dhe Policisë së Shtetit. Po ashtu do të ketë edhe devijim të itinerarit te lëvizjes së mjeteve të linjave urbane.