
Të lindësh për të qenë i suksesshëm, Ardian Pllana: Prej moshës 14 vjeçare ëndërr të isha sipërmarrës
Biznesi i kapërcen limitet kur guximi është bashkëshoqërues në rrugëtim.Në trojet shqiptare ka shumë të rinj të cilët kanë treguar se mund t’ia dalin të ndërtojnë një biznes nga zero dhe ta kthejnë atë në lider. Kosova përherë na ka ofruar shembuj pozitivë të lidershipit dhe biznesit. Pasi përfundoi studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës Ardian Pllana do të ishte udhëheqës i zyrës së tij ligjore dhe jo vetëm. Me biznes ai ka filluar të merret qysh prej moshës 14- vjeçare, ku gjithçka e nisi me shit-blerjen e produkteve të ndryshme me fokus kryesisht produkte teknologjike.
Sfidat në themelimin dhe vazhdimin e biznesit të tij kanë qenë të pranishme dhe të shumta, por sot duket që gjithçka ia ka vlejtur për të arritur të gjithë suksesin e sotëm.
Ashtu si në çdo rrugëtim tjetër jo të gjitha vitet janë të sukseshme dhe me prurje në biznes. Ndaj viti 2017 për të ishte viti i kthesës së duhur, ai zgjeroi një sërë mundësisht në Dubai dhe Kinë të cilat i hapën rrugën mundësive të reja për të ngritur biznesin. Do të ishin vizitat në panaire të ndryshme , takime me prodhues , fabrika dhe agjensi globale të cilat i ndriçuan edhe më tej rrugëtimin .