AlbanianEnglish

Të jetosh në ‘penthouse’ sepse je i varfër

Të jetosh në një penthouse (shtëpi luksoze në katin e fundit të një ndërtese) është një  ëndërr e realizuar për njerëzit në shumë vende. Në Korenë e Veriut? Nuk është e njëjta gjë.

Presidenti Kim Jong Un ka ndërtuar ndërtesa ekzotike shumëkatëshe në kryeqytetin Phenian, një qiellgërvishtës 80-katësh të përfunduar këtë javë.

Mund të mendohet si diçka e bukur, por në këtë ndërtesë ashensori nuk punon, energjia elektrike është e dobët dhe furnizimi me ujë është në mungesë sepse pompat nuk janë mjaftueshëm të fuqishme sa të çojnë ujin deri në katin e fundit.

Pra, si shumë veçori të tjera të Koresë së Veriut ndryshe nga bota, në katet më të larta, në ‘penthous-et’ e qyteteve, jetojnë më të varfrit.

Por, Koreja e Veriut premton që të ndërtojë ndërtesa të tjera të reja, duke u reklamuar si një vend i lumtur me pallate e shtëpi të bukura për shtresën punëtore.

You don't have permission to register