
Të jesh sipërmarrës pa studiuar asnjë ditë, Ergys Trimaçi: Nuk i vazhdova studimet e larta, por realizova ëndrrën time
Ergys Trimaçi është 34-vjeç, në një moshë shumë të re ai nisi ti dedikohej biznesit dhe sipërmarrjes, që tashmë për të është kthyer në një pasion. Ai nuk zgjodhi studimet, por ëndrrën e tij për të qenë i suksesshëm dhe duket se ia ka dalë. Gjithçka filloi me angazhimin në bizneset familjare, më pas Ergysi ndërtoi rrjetin e bizneseve të tij. Fillimisht ai u fut në tregun e kitarave, një instrument shumë i rëndësishëm muzikor tek i cili çdo njeri gjen kënaqësi, nëse është muzikant, apo thjesht pasion.
Ky treg ka rezultuar i suksesshëm pasi tashmë edhe qasja drejt këtij instrumenti ka ndryshuar shumë. Njerëzit gjithmonë e më shumë zgjedhin të blejnë kitara dhe kanë kuptuar rëndësinë e këtij instrumenti për rritjen e kreativitetit të tyre.
Një tjetër dëshirë e tij ishte edhe të qënurit një motivues, Ergysi ka mbajtur seanca të gjata motivimi për të rinjtë, të cilët dëshironin të kishin arritje në të ardhmen e tyre. Sot ai ka gjithashtu edhe këndin e tij të librave në shitje. Kështu ka arritur të jetësoj pasionin e tij për ‘motivimin’.