
“Të jesh 18 vjeç për të votuar është diskriminuese”
Gjykata e Lartë në Zelandën e Re vendosi këtë të hënë se mosha aktuale për të ushtruar të drejtën e votës e cila është 18 vjeç diskriminon të rinjtë.
Ky vendim i gjykatës do të detyrojë parlamentin që të diskutojë mbi uljen e moshës për të votuar.
“Make it 16” është një nisëm e cila u iniciua në vitin 2020 nga një grup ligjvënësish i cili ka kërkuar në gjykatë që persona të cilët janë mbi 16 vjeç të gëzojnë të drejtën e votës.
Gjykata e Lartë konstatoi teksa merrte vendimin e saj se mosha aktuale për të votuar cenon ligjin e të drejtave në vend mbi diskriminimin e moshës.
Çështja do të shkojë në parlament për diskutim megjithatë diçka e tillë nuk garanton se kjo nisëm do të sjellë ndryshimin e moshës për të votuar.
Grupi i ligjvënësve i cili ndërmori këtë nisëm arsyeton se përderisa një 16 vjeçar në Zelandën e Re mund të punojë me kohë të plotë, të paguaj taksa dhe të ngasë makinën atëherë ai edhe mund të votojë.
*TiboNews