Të hënën Beleri në gjyq, çfarë do ndodhë me mandatin e kryebashkiakut

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri u arrestuar një ditë para zgjedhjeve, pasi u kap “mat” duke blerë vota.

Pavarësisht kësaj, Beleri edhe pse pas hekurave, arriti që të fitojë betejën për Bashkinë e Himarës.

Prokuria e Vlorës i caktoi masën “arrest me burg”, ndërsa e tij tanimë i ka kaluar SPAK dhe pritet që të hënën Beleri të dalë para gjykatës.

Sa i takon mandatit, nga Gjykata duhet që vendimi të marrë formë të prerë, nëse Beleri del fajtor dhe më pas nëse edhe Gjykata e Posaçme jep të njëjtin vendim, atëherë Belerit i hiqet mandati  i kryetarit të bashkisë.