
Të gjithë po habiten me look-un e ri të Prince Harry
Të gjithë po flasin për ‘Princin Hairy’. Kjo për shkak të modelit të ri të flokëve dhe transformimit të tij. Në rrjetet sociale po aludohet nëse Harry po vuan nga probleme të shëndetit mendor, duke qenë se tashmë është edhe i përfshirë në “BetterUp'”, edhe pse në kontekstin e shakasë.
38-vjeçari mbretëror shërben si zyrtari kryesor i ndikimit të kompanisë, i cili e përshkruan atë si “humanitar, veteran ushtarak, avokat i shëndetit mendor dhe ambientalist” në biografinë e tij, së bashku me foton që shfaq modelin e ri të flokëve.
Në fillim të këtij muaji, Harry u fotografua duke bërë blerje për gruan e tij, Meghan Markle, 42 vjeç, në Tokio dhe flokët e tij nuk dukeshin ishin aq të bollshëm. Për më tepër në disa intervista ai qesh duke thënë se tulla e vëllait të tij Princit William është më e madhe. Nuk dihet ende nëse ai ka kryer transplant të flokëve apo nëse photoshopi është shfrytëzuar në të gjitha opsionet.