Të famshëm në ekran, heronj në jetën reale

Jemi mësuar t’i shikojmë shpesh nga ekrani dhe t’i kornizojmë ashtu siç serviren aty.

Megjithatë janë disa nga personazhet që kanë treguar “heroizëm” edhe jashtë kornizave të ekranit.

 

  • Leonardo DiCaprio

Më 30 dhjetor 2019, DiCaprio ishte në bordin e një varke që lokalizonte një francez që kishte shkelur ujin për 11 orë para se të lokalizohej, afër ishullit Barts.

Burri kishte rënë nga një anije lundrimi.

Me sa duket, aktori pranoi menjëherë që anija me të cilën ndodhej të devijohej në mënyrë që ekuipazhi të shpëtonte atë njeri.

 

  • Rihanna

RiRi ndoshta ka shpëtuar jetë të panumërta duke përdorur platformat e saj të mediave sociale për të ndarë historitë e fëmijëve që kanë nevojë për transplantim të palcës kockore, duke përfshirë këtu një vajzë pesëvjeçare nga New York City.

 

  • Tom Cruise

Në fakt nuk duhet të jetë habi që Tom Cruise është një hero edhe jashtë ekrani përveçse brenda tij.

Kur ishte dëshmitar i një përplasjeje në vitin 1996, autori i të cilit nuk gjendej, aktori pagoi faturën mijëra dollarëshe të viktimës në dhomën e urgjencës.

 

  • Simon Cowell

Sado befasuese të duket, kritika flagrante e Simon Cowell i ka shpëtuar jetën dikujt.

Ai vuri re se konkurrenti i ‘X Factor’, Jacqui Grey, kishte një zë jashtëzakonisht “të rrëmbyeshëm”.

Grey më vonë shkoi te mjeku dhe zbuloi se ajo kishte një sëmundje të mushkërive.

 

  • Princi Harry

Princi Harry di një ose dy gjëra nga koha e tij në ushtri.

Ai duhej të përdorte aftësitë që mësoi, kur një lojtar rival në një ndeshje polo u përplas me kalorës të tjerë dhe u rrëzua pa ndjenja nga kali i tij.

Princi duhej ta kthente në një pozicion rikuperimi derisa të kthehej në vetëdije.

 

*Tibo News