
Taylor Swift thyen rekorde me albumin e fundit
Taylor Swifft është këngëtarja e parë në histori që renditet me këngët e saj në 10 vendet më të mira të Billboard Hot 100 në SHBA, me 10 këngë që i përkasin albumit të saj të fundit, Midnights.
Billboard raportoi të hënën se Swift ka kaluar edhe këngëtarin Drake, i cili ka mbajtur rekordin e mëparshëm me 9 nga këngët më të mira për një javë në shtator të vitit 2021.
Albumi i i ri i këngëtares doli në treg më 21 tetor. Albumi përmban 13 këngë dhe një version me shtatë këngë më tepër.
Billboard gjithashtu tregon se Taylor Swift tani mund të krahasohet me Barbra Streisand si artistja femër me më shumë albume.
Vendi numër 1 në Billboard i përket këngës Anti-Hero, të kthyer në virale edhe në rrjetet sociale si TikTok.
Këngët e tjera në Top 10 përfshijnë Lavender Haze, Maroon, Snow on the Beach, Midnight Rain, Bejeweled dhe Question.
Këngëtarja ka vendosur një sërë rekordesh të reja me albumin e saj, Midnights: U bë albumi më i shitur brenda një jave për këtë vit.
Midnights gjithashtu shënoi prurjet më të larta të javës së parë të vitit: 72.5 m, duke tejkaluar sërish shifrat e Styles prej 53.9 m.
Në ditën e publikimit, Midnights theu rekordet globale të Spotify për më shumë transmetime të një albumi të vetëm brenda një dite.
Këngëtarja Taylor ka kaluar gjithashtu Madonna-n duke vendosur një rekord të ri të të gjitha kohërave në top-listën në Britani.
Por pavarësisht suksesit të saj, Britania ka rregulla të reja, kjo do të thotë se vetëm tre këngët më të njohura të çdo albumi janë të pranueshme për listën e këngëve.
*Tibo News