
Tashmë mund ta provosh falas, TIBO platforma më e besueshme për shqiptarët
TIBO, platforma më e madhe shqiptare IPTV, vijon të jetë alternativa më e besueshme për diasporën dhe jo vetëm.
Tregues për këtë është mundësia që për këdo që nuk është bërë ende pjesë e platformës të mundet ta provojë falas.
Prej vitit 2013 TIBO u shërben mbi 6 milionë shqiptarëve në gjithë botën. Ajo ka sjellë gjithmonë ofertat më të mira dhe çmimet më konkurruese për të gjithë shqiptarët në Europë, SHBA, Kanada, apo Australi.
Së fundmi platforma ka mundësuar shërbimin e provës falas si për TV po ashtu edhe për Mobile. Gjithçka bëhet lehtë dhe hapat për këtë janë:
• Shkarkoni aplikacionin në pajisjen tuaj Smart (TV apo Celular).
• Pas hyrjes në aplikacion, krijoni një llogari dhe fjalëkalim.
• Konfirmoni email-in dhe shijojeni periudhën e përdorimit falas TIBO
Që në fillim TIBO ka përqafuar shqiptarët me paketat më të ngrohta televizive. Ajo u mundëson shikuesve të zgjedhin vetë, në çdo pajisje, atë që dëshirojnë dhe kohën se kur e dëshirojnë, kjo falë opsioneve “Catch-Up” për kanalet “Live!” dhe përmbajtjes masive të filmave në videotekën TiboFlix.
Paketat e reja të abonimit TIBO, TIBO-OVERSPORT dhe TIBO-OVERSPORT-TRING garantojnë programacionin e plotë me qindra kanale origjinale, shqiptare dhe të huaja ku mund të shihen filma, seriale, dokumentare, programe për fëmijë dhe evente sportive ku dallojnë Serie-A, Champions League, Formula 1, Moto-GP, NBA etj.
TIBO vjen lehtësisht te abonentët e saj, pasi çdo gjë mund të bëhet online. Kështu pas afatit të provës, mund të vizitoni www.tibo.tv/bli/dhe abonohu për të zbuluar botën fantastike TIBO.
Të gjithë abonentët në shërbimet TIBO TV përfitojnë gjithashtu edhe akses në TIBO Mobile-TV. Kështu argëtimin e preferuar televiziv mund ta merrni me vete kudo!