
Tani dhe meshkujt mund të parandalojnë shtatzënitë e padëshiruara
Shkencëtarja Rebecca Weiss nga Gjermania ka fituar çmimin më të lakmuar të Gjermanisë “Dyson” për një formë jokonvencionale të kontracepsionit që përdor një aparat si “banjë testikujsh” për të parandaluar shtatzënitë e padëshiruara, diçka të cilën femrat e parandalonin me kontraceptivë.
“Vendosa të eksploroja zhvillimin e një qasjeje të re kontraceptive për meshkujt,” tha Rebecca Weiss, e diplomuar në dizajnin industrial nga Universiteti i Mynihut në “Dyson Awards” për ‘pilulën’ e saj mashkullore të mëngjesit, të cilën ajo raportohet se e zbuloi për tezën e saj të masterit.
E titulluar COSO, pajisja e ngjashme me Apple përshkruhet si një “pajisje kontraceptive mashkullore e bazuar në ultratinguj, me efekte të kthyeshme dhe pa hormone për përdorim në shtëpi”.
Aparati nuk ka efekte anësore dhe infertiliteti është i përkohshëm.
Partneri bën banjë në këtë aparat i cili funksionon duke përdorur nxehtësi të thellë me ultratinguj për disa minuta për të ndaluar përkohësisht lëvizshmërinë e spermës në testikuj, duke parandaluar efektivisht fekondimin e vezës femërore.
Kjo është metoda e parë e eksperimentuar te meshkujt, që lidhet me parandalimin e shtatzënive të padëshiruara në rast se nuk përdoret mbrojtje.