Talat Xhaferi kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut! Mban fjalimin shqip: Sot bëjmë historinë!

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, votoi Talat Xhaferin si kreun e ri të qeverisë, një vendim historik pasi është i pari shqiptar që drejton ekzekutivin. Xhaferi mori 65 votat e koalicionit dhe 3 kundër, ndërsa opozita e VMRO DPMNE, edhe pse e pranishme nuk mori pjesë në votim. Xhaferi prezantoi si prioritete të programit, luftën ndaj korrupsionit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira

 

“Qeveria në mënyrë direkte dhe në bashkëpunim me Kuvendin, BE-në dhe SHBA-në do të organizoj zgjedhje të lira dhe demokratike ku do të reflektohet vullneti i qytetarëve. Qeveria do të vazhdoj t’i realizoj të gjitha reformat për integrim të vendit në BE. Qeverinë do ta udhëheq me përgjegjësi, duke përmbushur detyrimet dhe pritshmëritë e qytetarëve dhe partnerëve të koalicionit. Puna e qeverisë sime do të kalojë edhe nëpërmjet sfidave që do të sigurojnë zbatimin dhe respektimin e ligjeve dhe Kushtetuese. Bashkëpunimi me BE-në, NATO-n dhe SHBA-të do të jetë gjithashtu prioritet për mua dhe qeverinë time.