Taktikë sovjetike, Alexei Navalny u vra nga një grusht në zemër

Alexei Navalny mund të jetë vrarë nga një grusht në zemër, një teknikë e vjetër e përdorur dikur nga agjentët sekretë në kohën e Bashkimit Sovjektik.

Themeluesi i grupit të të drejtave të njeriut Gulag.net, Vladimir Osechkin, i cili është i informuar nga një rrjet i gjerë i të burgosurve dhe zyrtarëve rusë, tha për The Times se ai besonte se autoritetet ruse e kanë lënë Navalny në temperatura shumë të ulëta, -27 gradë Celsius, përpara se ta ekzekutonin me një grusht të vetëm.

Aktivisti citoi si provë komentet e një burimi që punonte në qendrën e paraburgimit të Rrethit Arktik ku vdiq Navalny, i cili tha se kishte mavijosje në trupin e tij kur ai vdiq, në përputhje me teknikën e përdorur dikur. Raportet për mavijosje në trupin e tij mbeten të pakonfirmuara.

Njerëzit e Navalny nuk i kanë komentuar akuzat dhe gruaja e tij, Yulia Navalny, ka thënë se beson se burri i saj ishte helmuar me Novichok.