Taktikat më të përdorura të futbollit

Për të fituar një ndeshje futbolli, nuk mjaftojnë 11 lojtarë të zotë. Në fushë duhet edhe një taktikë e mirë e aftë për të nxjerrë në pah shpirtin e skuadrës.

Në këtë pikë ka shumë varietete.

Skema 4-3-3 konsiderohet si një skemë e ekuilibruar. Katër që qëndrojnë në mbrojtje, tre në mesfushë dhe 3 në sulm.

Dy lojtarët e krahut luajnë përpara për të krijuar thellësi në sulm, ndërsa sulmuesi qendror përpiqet të depërtojë mbrojtjen kundërshtare.

Në skemëm 4-4-2 e cila ishte ndër më të përdorurat dikur, mesfushorët zënë gjithë gjerësinë e fushës. Ata angazhohen si në fazën ofensive, po ashtu dhe në mbrojtje. Kjo skemë ka disa varietete, ku vendosja romb apo diamant e mesfushorëve jep një balancim më të mirë.

Por disa nga lojtarët më të njohur në histori, si Pele, Maradona apo Zidane, kanë dhënë më të mirën në skemën 4-2-3-1 ku nga mesfusha ata ishin nismëtarët e aksioneve sulmuese.

Skuadrat me rreshtim 4-1-4-1 janë kryesisht difensive. Ideja është për të mbyllur më mirë hapësirat dhe nisur më lehtë kundërsulmet. Ndër skuadrat që e kanë aplikuar më mirë, është Greqia e vitit 2004, në Europian.

*Përkthyer dhe përshtatur nga AFP.