Takimi me qeverinë shqiptare për amnistinë fiskale, reagon BE

Delegacioni i BE-së në Shqipëri shprehet i shqetësuar për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Në një deklaratë pas takimeve që zhvilluan sot me Olta Xhaçkën, Delinda Ibrahimajn dhe Taulant Ballën, delegacioni i BE-ne Shqipëri tha se BE-ja do të vazhdojë konsultimet me strukturat përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion.

Qëllimi i takimit ishte që qeveria shqiptare  t’i hiqte BE-së se  dyshimet se amnistia fiskale nuk do të ndihmojë kriminelët dhe të korruptuarit të pastrojnë paratë e pista, por do të ndihmojë emigrantët.