Tajvani planifikon të investojë më shumë ne mbrojtjen e kufijve

Qeveria Tajvaneze propozoi të enjten një rritje prej 19.4 miliardë dollarësh në shpenzimet e mbrojtjes.

Rritja e fondeve për ushtrinë vjen pasi Kina kreu stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake në të gjithë vendin.

Një zëdhënës i kabinetit të Tajvanit tha se rritja “për të mbrojtur sigurinë kombëtare”, një rritje prej 19% nga viti në vit, përfaqësonte një rekord të lartë. Rritja vjetore ka qenë nën 4% që nga viti 2017.

Një pjesë e fondeve do të përdoret për pajisje të reja, duke përfshirë avionët luftarakë të teknologjisë së lartë.

Ministri i Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit, Kontabilitetit dhe Statistikave Chu Tzer-ming tha se rritja do të shkojë kryesisht për kostot operacionale.

“Ne gjithmonë i japim rendit dhe sigurisë kombëtare përparësinë kryesore. Kjo është arsyeja pse buxheti për kostot operacionale po rritet shumë,” tha Chu, duke treguar kostot si karburanti dhe mirëmbajtja për avionët dhe anijet që janë vendosur për të kundërshtuar ushtrinë kineze dhe aktivitet e sja në afërsi të ishullit.

Planet janë miratuar nga ministrat, por tani duhet të shkojnë në parlament për t’u miratuar.

Ushtria kineze organizoi manovra rreth Tajvanit në fillim të këtij muaji në përgjigje të një vizite në ishullin e qeverisur në mënyrë demokratike nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi.

Vizita zemëroi Pekinin, i cili e quajti atë një përpjekje të Uashingtonit për të ndërhyrë me punët e brendshme të Kinës.

Kina e konsideron ishullin, i cili qeveriset në mënyrë të pavarur që nga viti 1949, si pjesë e territorit të saj. Ajo kundërshton çdo formë të kontakteve zyrtare midis Tajvanit dhe vendeve të tjera dhe nuk ka përjashtuar mundësinë e veprimit ushtarak për të rikthyer territorin.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit është zotuar të forcojë aftësinë e vendit për të kryer një luftë asimetrike për të penguar Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës.

Në vitin 2021, Kina rriti ndjeshëm frekuencën e fluturimeve të avionëve luftarakë që hyjnë në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Tajvanit.

 

*TiboNews