Tajvani nis hetimet ndaj rrjetit social TikTok

Qeveria e Tajvanit ka nisur një hetim ndaj rrjetit social TikTok.

Sipas ishullit platforma e mediave sociale në pronësi të një shtetasi kinez po drejton një filial ilegal në ishull.

E gjitha kjo është një shkelje e rëndë ligjore pasi Tajvani ka qartësuar se kjo kompani nuk mund të kryej aktivitet ekonomik në territorin e saj.

Sipas raporteve paraprake ByteDance po promovonte biznesin e saj dhe gjithashtu ekziston një rrezik i lartë se qeveria kineze po mblidhte informacione personale të përdoruesve.

Megjithatë platforma sociale i ka mohuar të gjitha këto akuza.  

Rrjeti social TikTok  nuk është përdorur deri më tani në masë nga banorët e ishullit por të dhënat tregojnë se kohëve të fundit ai po përdoret në masë nga të rinjtë atje.

Tajvani është ankuar prej kohësh që Kina përdor mediat sociale për të përhapur dezinformata në ishullin që Pekini e pretendon si territorin e vet.

TikTok gjithashtu po përballet me probleme edhe në SHBA ku akuzohet nga kongresi për akses ilegal në të dhënat e përdoruesve, por kompania i ka mohuar këto akuza.

*TiboNews