
Tajlanda synon rritjen e përdorimit të makinave elektrike
Tajlanda po stimulon rritjen e përdorimit të automjeteve elektrike.
Vendi kërkon të ruajë statusin e tij si një qendër e madhe e prodhimit të automjeteve në Azinë Juglindore.
Tajlanda po inkurajon konsumatorët që të kalojnë te makinat elektrike, me qëllimin për të siguruar që 30 për qind e prodhimit të saj total të automjeteve deri në vitin 2030.
Në periudhën janar-mars, aplikimet e përgjithshme të investimeve të huaja dhe tajlandeze, përfshirë për industrinë e automobilave, ishin me vlerë 3.3 miliardë dollarë, 6 për qind më pak nga një vit më parë për shkak të sfidave globale gjeopolitike dhe ekonomike.
Megjithatë, vetëm premtimet për investime të huaja u rritën 29 për qind në 77.3 miliardë baht (kartëmonedha e Tajlandës) në periudhën janar-mars, me Tajvanin, Japoninë dhe Kinën si tre investitorët kryesorë.
Ndër industritë e synuara, sektori i automjeteve kryesoi listën me një vlerë investimi prej 41.6 miliardë baht , i ndjekur nga bujqësia dhe përpunimi i ushqimit me 12 miliardë baht dhe elektronika me 10.3 miliardë baht.