AlbanianEnglish

Tabela/ Qyteti ku temperaturat do shkojnë 35 gradë sot

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm përgjatë gjithë ditës në pothuajse të gjithë territorin, ku kthjellimet do të jenë dominuese në zonat bregdetare dhe të ulëta në orët e para të ditës.

Ndërsa në vijim vranësirat do të shfaqen në të gjithë Shqipërinë, ku të fokusuara do të jenë në zonat malore duke gjeneruar shira të paktë në zonat Veriore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 35°C.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

*Tibo News

 

You don't have permission to register