Tabela me parashikimin e motit, temperaturat deri në 32 gradë

Sipas MeteoAlb: Pjesa  e parë e ditës do të sjellë alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash të cilat do të jenë të fokusuara në zonat malore.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në vendin tonë, ku në zonat malore pritet të zhvillohen herë pas here duke sjellë reshje të pakta.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 32°C.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

*Tibo News