AlbanianEnglish

Tabela e temperaturave në vendin tonë, a do të ketë reshje?

Sipas MeteoAlb: Deri në orët e mesditës do të kenë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në pothuajse të gjithë territorin. Por parashikohet që në orët e mesditës dhe në vijim të kemi zhvillime të përkohshme të vranësirave duke krijuar mundësi për rrebeshe afatshkurtra shiu në zonat malore dhe pjesërisht në zonën e ulët. Ndërsa mbrëmja largon vranësirat duke përmirësuar dukshëm kushtet e motit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por kostante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 35°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.


*TiboNews

You don't have permission to register