Synimi për këtë vit: Të kapet shifra 14 milionë vizitorë

Shqipëria po sugjerohet ndër destinacionet kryesore në shumë revista prestigjioze për vitin 2024. Reklamimi në revista, pritet të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve, me shifrat që pritet të kapin nga 13 deri në 14 milionë vizitorë.

Megjithatë vështirësia kryesore e këtij sektori janë burimet njerëzore, pasi kërkohen rreth 50 mijë punonjës shtesë. Megjthatë sipas ekspertëve, qeveria po lehtëson procedurat për punësimin e të huajve.

Përveç lidhjes së kontratave me shkollat profesionale për punësimin e nxënësve që ndjekin profilet e hotelerisë dhe turizmit, ekspertët thonë se i kanë bërë dhe një kerkesë tjetër ministrisë së Arsimit, e cila do të nxjerrë urdhër për përfundimin pak më shpejt të programit mësimor që studentët që mbarojnë fakultetin të kenë kohë më të madhe në dispozicion që të kenë mundësi të punësohen për minimumi tre muaj që është edhe piku i sezonit në turizëm gjatë sezonit veror.” Kërkesat më të larta për të vizituar Shqipërinë mbeten nga turistët europianë.

Gjatë vitit 2023 Shqipërinë e vizituan mbi 10 milionë turistë, duke thyer kështu rekordin.