
Sylvinho ndan mendjen për futbollistët dhe ndeshjen e 27 marsit
Trajneri me origjinë braziliane i Kombëtares Kuqezi, Sylvinho, do të bëjë publike të shtunën listën e futbollistëve që do të grumbullojë për sfidën ndaj Polonisë më 27 mars.
Lista e futbollistëve është e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024-ës.
Në Varshavë do të debutojë zyrtarisht edhe trajneri Sylvinho.
Ai pritet të prezantojë disa emra të rinj, në listën e lojtarëve që ka ftuar për sfidën ndaj polakëve.
*Tibo News