Svetlana Timofeeva kërkon azil në Shqipëri: Pse s’mund të kthehem në Rusi?

Pas 7 muajsh në paraburgim me akuzat e spiunazhit në Shqipëri, Svetlana Timofeeva kërkon ndihmë nga pala shqiptare ku kërkon azil politik.

Ajo thotë se nëse esktradohet në Rusi, atje do t’i rrezikohet jeta nga persekutimi.

Përmes një letre të gjatë të firmosur nga avokati Isuf Shehu, 34-vjeçarja që konsiderohet si spiune nga prokuroria e Elbasanit, shpjegon se gjatë vitit 2018 ka dalë haptazi kundër Putinit dhe për këtë shkak drejtësia ruse e kërkon për akuzën e marrjes së paligjshme të informacionit.

*Tibo News