Surprizat e prillit, në Netflix

Pranvera është në fillimet e saj dhe për ta shoqëruar, Netflix ka një listë të re për të shfaqur këtë prill.

Më poshtë do i gjeni të renditura sipas datave në të cilat do të shfaqen.

 

The Bubble (1 prill)

Kjo është një komedi e Juddd Apatow, e cila ka të bëjë me një grup aktorësh  dhe dinosaurësh.

Mbërthim, arratisje, por padyshim edhe argëtim.

 

Our Great National Parks (13 prill)

I transmetuar nga ish-presidenti Barack Obama, ky serial paraqet disa nga parqet kombëtare dhe hapësirat më të egra e më të mëdha të planetit tonë (dhe është një kujtesë në kohë e gjithçkaje që do të humbasim nëse nuk e përshpejtojmë luftën tonë kundër ndryshimeve klimatike).

 

Anatomy of a Scandal (15 prill)

Ky serial është i bazuar në romanin ndërkomëtar, më të shitur nga Sarah Vaughan dhe gërmon në jetën e një ministri parlamentar të lumtur dhe martuar, i cili akuzohet për një krim të tmerrshëm.

 

White Hot: The Rise & Fall of Abercrombie & Fitch (19 Prill)

Në këtë dokumentar do të shqyrtohet kontrasti pas makinacioneve të pakëndshme të markës dhe imazhit të saj publik tërësisht amerikan.

 

Russian Doll: Season Two (20 Prill)

Seriali dramatik i preferuar i të gjithëve, i çuditshëm në të njejtën kohë dhe me kërcime në kohë është rikthyer më në fund për një tjetër sezon dhe ne mezi presim të shohim nëse e ardhmja (ose e tashmja) do të vijë ndonjëherë për Nadia-n dhe Alan.