“Super e marta” e Presidencialeve në SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ditën e nesërme e kanë mjaft të rëndësishme për fushatën presidenciale 2024. Amerikanët do të votojnë nesër në 15 shtete në zgjedhjet paraprake për të zgjedhur kandidatët presidencialë republikanë dhe demokratë.

E njohur edhe si ‘Super e Marta’, është një ditë vendimtare në zgjedhjet paraprake, pasi zgjidhet kandidati demokrat dhe republikan.

Me përjashtim të zgjedhjeve të brendshme partiake të mbajtura të dielën në Uashington, kryeqyteti i SHBA-ve, në të cilat fitoi Nikki Haley, ish-presidenti Donald Trump ka fituar të gjitha garat e tjera që janë mbajtur deri më tani.

Nesër pritet të jetë shansi i fundit i Haley për të qëndruar në garë.

Për demokratët, zgjedhjet e brendshme partiake nuk paraqesin asnjë surprizë, pasi presidenti në largim Joe Biden do të jetë padyshim sërish kandidati i partisë në zgjedhjet presidenciale.

Dhjetëra miliona amerikanë pritet të zgjedhin kandidatin e tyre, nga Maine në verilindje të Shteteve të Bashkuara, në Kaliforni në skajin tjetër të vendit, përmes Teksasit dhe në Samoa.

Alabama, Arkansas, Kolorado, Masaçusets, Minesota, Karolina e Veriut, Oklahoma, Tenesi, Utah, Vermont dhe Virginia votojnë gjithashtu nesër.

Votimi në kaq shumë shtete të SHBA-së në të njëjtën kohë është një mundësi për kandidatët që të dëshmojnë se mundose nuk munden të mobilizojnë votues të profileve të ndryshme.