Sulmuesi i Kombëtares ndryshon skuadër

Odise Roshi ndryshon skuadër, por jo kampionat.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka firmosur kontratë dyvjeçare me ekipin e sapongjitur në Ligën e Parë të Turqisë, Sakaryaspor. Roshi do të përfitojë rreth 300 mijë Euro në sezon në ekipin e ri.Fieraku lë kështu skuadrën e Bolusporit për të nisur një aventurë të re në karrierë me ekipin e Sakaryaspor.

Sulmuesi shqiptar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin e tij të ri, të cilin do ta mbajë të lidhur për të paktën deri në vitin 2024.

*Tibo News.