Sulmi terrorist në Bruksel, ndërpritet ndeshja Belgjikë-Suedi pas vrasjes së dy tifozëve

Ndodh në kualifikueset e Euro 2024. Suedia nuk zbriti në fushë për pjesën e dytë të ndeshjes me Belgjikën, takim ky ku pjesa e parë u mbajt në King Baudouin Stadium (Brusel). Arsyeja ka të bëjë me faktin se pikërisht në Bruksel u qëlluan për vdekje dy tifozë, mbrëmjen e kësaj të hëne-je. Sipas asaj që shkruajnë mediat, sulmi ndaj personave në fjalë është kryer një orë para ndeshjes. Bëhet fjalë për dy tifozë suedezë, që thjeshtë kishin ardhur në Bruksel për të shijuar nga afër ndeshjen e përfaqësueses së vet.

Referuar “Tgcom”, mësohet se autori në momentin e hapjes së zjarrit, është dëgjuar të thotë: Allah Akbar.