
Sulmi rus vret 7 persona në Kherson
Sulmet ruse me raketa nuk janë ndalur në Ukrainë edhe në prag të këtyre festave.
Shpërthime të mëdha janë dëgjuar këtë të shtunë në Kherson ku kanë humbur jetën 7 qytetarë ndërkohë që janë dëmtuar disa njësi banimi dhe ndërtesa.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nuk kishte objekte ushtarake në zonë.
Kherson, i vetmi kryeqytet rajonal i pushtuar nga Rusia që nga pushtimi, u çlirua nga Ukraina muajin e kaluar.
Që atëherë, ajo ka qenë shpesh në shënjestër nga forcat ruse të pozicionuara në anën tjetër të lumit Dnipro.
Zelensky shkroi në kanalin e tij Telegram: “Rrjetet sociale me shumë gjasa do t’i shënojnë këto foto si “përmbajtje të ndjeshme”. Por kjo nuk është përmbajtje e ndjeshme – është jeta reale e Ukrainës dhe ukrainasve.”
Ai i përshkroi sulmet si “vrasje për hir të frikësimit dhe kënaqësisë”.
Rusia ka mohuar shpesh të ketë shënjestruar civilët në sulmet e saj.
*TiboNews