
Sulmi rus në maternitetin ukrainas si krim lufte!
Tre persona përfshirë një fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e sulmit të forcave ruse në maternitetin në Mariupoli të Ukrainës.
Si pasojë e sulmit, raportohet për 17 të tjerë të plagosur, mes tyre gra shtatzëna.
Autoritetet ukrainase dhe ndërkombëtare e konsiderojnë sulmin një krim lufte, duke shtuar se ata e dinin se objekti që po sulmonin ishte një maternitet me fëmijë dhe gra shtatzëna brenda.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ka verifikuar të paktën 18 sulme të ndryshme në objektet shëndetësore në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit.
Mes tyre një spital me 300 shtretër dedikuar për trajtimin e pacientëve me Covid, si dhe një qendër të grumbullimit të gjakut në Mariupol.
Rusia këmbëngul se luftëtarët ukrainas kishin larguar stafin dhe pacientët nga spitali.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar ndëshkimin e Rusisë për kryerjen e një krimi lufte.
Zyrtarët amerikanë vlerësojnë se nga 5,000 deri në 6,000 trupa ruse kanë vdekur deri më tani në Ukrainë.