
Sulmi rus lë Kievin nën errësirë
Rusia intensifikoi sulmin e saj me raketa në Kiev duke dëmtuar linjat e shpërndarjes së energjisë jo vetëm në kryeqytetin ukrainas, por edhe në Moldavinë fqinje.
Me mijëra familje kanë mbetur në errësirë dhe pa ngrohje teksa nga sulmi janë dëmtuar edhe tubacionet e ujit.
Ministri i energjetikës në Ukrainë është shprehur se Rusia nuk do t’ia arrijë të intimidojë banorët ukrainas nëpërmjet sulmeve të saj sepse ata nuk kanë frikë nga i ftohti apo errësira.
Sipas raportimeve paraprake tri persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën pasi njëra nga raketat goditi një ndërtesë dykatëshe.
Ndërprerje të energjisë elektrike u raportuan edhe në Lviv dhe qytete të tjera teksa tri termocentrale bërthamore u shkëputën nga rrjeti.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko iu ka kërkuar banorëve që të qëndrojnë të sigurte në strehimoret e paracaktuara.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare shumica e linjave energjetike në Moldavi tani më janë riparuar, por Kievi mbetet ende nën errësirë.
*TiboNews