
Sulmi me bomba në Jerusalem i merr jetën një personi
Dy shpërthime kanë tronditur Jerusalemin këtë të mërkurë të cilat sipas autoriteteve janë konsideruar si sulme nga militantët palestinezë.
Ngjarjet kanë ndodhur pranë stacioneve të autobusëve dhe për pasojë ka humbur jetën një 16-vjeçar ndërsa 14 persona të tjerë janë plagosur.
Shpërthimet në prani të stacioneve të autobusëve kanë qenë një shenjë dalluese e revoltës palestineze përgjatë viteve 2000-2005.
Ministri i sigurisë së brendshme të Izraelit është shprehur se ky ishte një sulm i cili nuk ishte parë prej kohësh në vend.
Qytetarët në Jerusalem janë të shqetësuar pasi ky ka qenë një vit ku kanë parë trazira në rritje dhe sulme të shumta.
Grupet militante palistaneze Hamasi dhe Xhihadi Islamik kanë reaguar duke lavdëruar autorët e ngjarjes të cilën ato e quajtën si “operacion”.
*TiboNews