
Sulmi kibernetik, Peleshi: Ndodh kudo në botë, presim të ngjashëm edhe në vijim
Ministri i Mbrojtes Niko Peleshi tha sot teksa prezantoi vendimet e qeverisë në lidhje me sektorin e tij se një botë si kjo, ku lufta në Ukrainë ka destabilizuar balancat e sigurisë në glob, sulmet kibernetike do të jenë një realitet i vazhdueshëm.
Duke iu referuar sulmit kibernetik ndaj faqeve të ministrive të vendit dhe databazave të tyre, Peleshi tha se qeveria është e përgatitur për situata të ngjashme edhe në të ardhmen pasi gjërat kanë ndryshuar shumë në botë që prej luftës në Ukrainë.