
Sulmi kibernetik, Kim: Disa keqdashës u përpoqën të minojnë besimin në demokraci
Ambasadorja amerikane më Tiranë Yuri Kim ka shprehur shqetësimin për sulmet kibernetike në Shqipëri, për të cilat qeveria akuzon Iranin. Në konferencën e organizuar nga Dhoma Amerikane, Kim tha se disa keqdashës u përpoqën që të minojnë besimin në demokraci.
Kryediplomatja amerikane u shpreh krenare që SHA ndihmoi Shqipërinë për masat ndaj këtij sulmi.