
Sulmet terroriste në veri, Mbretëria e Bashkuar dërgon 200 ushtarë në Kosovë
Mbretëria e Bashkuar ka thënë se është e angazhuar për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon, e për këtë do t’i dërgojë 200 ushtarë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit.
Në një komunikatë për media, shefi i Zyrës për Komunikim ka thënë se trupat e KFOR-it britanik do të dërgohen në Kosovë pas rritjes së tensioneve në pjesën veriore.