
Sulmet nga peshkaqenët, ç’duhet të dini dhe si të veproni nëse ju afrohen?
Ngjarja me turistin rus të masakruar nga një peshkaqen në një plazh të Egjiptit ka marrë përmasa globale. Njerëz të frikësuar dhe ekspertë që japin këshilla si të veprojmë nëse kemi një peshkaqen afër (në paçim fat me metodat e tyre), po mbushin titujt e gazetave. Por një pyetje mbetet esenciale, çfarë po ndodh me oqeanet dhe pse peshkaqenët po afrohen gjithnjë e më shumë pranë bregut duke sulmuar njerëz për vdekje.
Sipas Gavin Naylor, drejtor i Programit të Floridës për Kërkimin e Peshkaqenëve në Universitetin e Floridës në Gainesville thotë se kemi të bëjmë me një fenomen:
Në nivel global, sulmet e peshkaqenëve janë në nivele të ngjashme me vitet e mëparshme, por ka shenja që tregojnë rritje.
“Ne jemi në trend për këtë periudhë të vitit. Unë mendoj se globalisht, ne zakonisht marrim midis 70 dhe 80 kafshime të paprovokuara nga peshkaqenë në mbarë botën. Por ky është një fenomen global. Dhe shpërndahet në një mënyrë të copëtuar,” shpjegoi Naylor.
“Një vit ne mund të kemi dy ose tre pickime në Hawaii me radhë. Vitin tjetër, mund të jetë Kaledonia e Re; mund të jetë në Australinë Perëndimore. Dhe këtë vit, është në brigjet e Long Island dhe Egjipt”.
Peshkaqenët që notarët kanë hasur kërkojnë ushqim dhe fillimisht jo duke synuar njerëzit. Shumica janë identifikuar si peshkaqenë tigër të cilët, megjithëse duken të frikshëm, nuk konsiderohen agresivë. Ka të ngjarë që ata të kenë hyrë në ujërat bregdetare për të kapur pre në tufa të bollshme peshqish -karrem afër bregut.
Pavarësisht nga lloji i peshkaqenit, eksperti thotë se masat për t’u mbrojtur janë të ngjashme: Mos notoni ose sërfoni larg, mos notoni pranë tufave të mëdha peshqish ose nëse vëreni foka afër. Mos mbani bizhuteri në ujë që një peshkaqen mund ta ngatërrojë me shkëlqimin e luspave të peshkut. Nëse vëreni një peshkaqen, dilni ngadalë nga uji. Mos u frikësoni dhe mos përplasni këmbët. Nëse mundeni zhytuni nën ujë dhe qëndroni përballë drejt, që peshkaqeni të krijojë idenê se jeni mbi ta dhe se nuk përbëni rrezik. Nëse ktheni shpinën dhe notoni duke përplasur këmbët, krijoni idenë e një preje të plagosur.
Sipas një studimi të fundit që u publikua disa muaj më parë, shumë peshkaqenë po përshtaten me mjedisin e ri.
Peshkaqenët po përshtaten me dritën dhe zhurmën e popullsisë urbane. Ata mund të afrohen për shkak të peshkatarëve që përkëdhelin peshqit pranë brigjeve.
Peshq të tillë që hidhen nga biznese të ndryshme tani po tërheqin peshkaqenë më pranë plazheve të mbushura me njerëz.
Sipas një prej raporteve të Shërbimit Kombëtar të Oqeanit në SHBA, peshkaqenët në përgjithësi nuk janë agresivë ndaj popullatës njerëzore dhe shumica e peshkaqenëve nuk janë shumë të rrezikshëm.
Qeniet njerëzore nuk janë as pjesë e dietës së tyre të rregullt. Por ata mund të sulmojnë njerëzit nëse frikësohen ose hutohen për shkak të turmës së madhe me njerëz nën ujë dhe lëvizjeve të shpejta.
Nëse një njeri hidhet në ujë ose është duke notuar kur peshkaqenët janë afër, ata mund të bëhen kureshtarë, gjë që mund të çojë në sulme aksidentale.
A po ndikon dhe ngrohja globale në afrimin e peshkaqenëve në breg?
Shanset për një “takim” të peshkaqenit të bardhë po rriten. Shkencëtarët thonë se rritja e temperaturave të ujit për shkak të ndryshimeve klimatike po i lejon peshkaqenët, edhe të mitur të zgjerojnë territorin e tyre. Fidanishtet e peshkaqenëve të bardhë janë gjetur deri në veri të Gjirit Monterey, Kaliforni – diçka që ekspertët thonë se nuk e kishin parë kurrë para vitit 2015.
Ngrohja e oqeanit ndryshon diapazonin e shpërndarjes, kohën e migrimit dhe mbrojtjen hapësinore të një grabitqari kulmor, peshkaqenit tigër (Galeocerdo cuvier).
Mos harroni: të gjithë mund të marrin vendimin e tyre personal, por të kuptuarit se peshkaqenët mund të afrohen në ujë të cekët deri në pesë ose gjashtë metra të thellë është diçka që njerëzit duhet ta kuptojnë.