
Sulmet kibernetike nga Irani, Blinken telefonatë me Edi Ramën
Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama lidhur me sulmet kibernetike të ndërmarra ditët e fundit ndaj Shqipërisë.
Lajmi është bërë i ditur nga Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price, i cili thekson që Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik.
Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale.