Sulm terrorist në Stamboll

Një sulm me armë ka ndodhur në Stamboll në stacionin e policisë, pranë gjykatës Çaglayan. Sulmuesit janë identifikuar si një burrë dhe një grua të cilët kanë humbur jetën ndërsa 6 të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre 3 policë.

Forcat e sigurisë kanë rrethuar gjykatën për të mbrojtur publikun, ndërsa gjatë sulmit u dëgjuan shumë të shtëna.

Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya njoftoi se sulmuesit kanë vdekur dhe gjashtë persona, tre prej të cilëve policë, u plagosën.

Yerlikaya njoftoi se sulmuesit ishin anëtarë të DHKP/C,  Fronti i Partise Revolucionare Popullore.