Sulm në çerdhen në Tajlandë, ish oficeri vret 23 fëmijë

Një sulm me thikë në një çerdhe në Tajlandë ka marrë jetët e të paktën 31 personave. Ky është bilanci i deritanishëm, sipas mediave të huaja. Mësohet se një ish oficer policie ka qëlluar të pranishmit në qendrën parashkollore në Tajlandë.

Ai është ende i lirë, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.Ngjarja ka ndodhur konkretisht në Nong Bua Lamphu, në veri-lindje të vendit.

Policia thotë se mes viktimave ka fëmijë dhe të rritur.

Sulmuesi qëlloi dhe goditi me thikë fëmijë dhe të rritur dhe tani ndodhet në arrati. Ende nuk dihet motivi i ngjarjes së rëndë, ndërsa mediat shkruajnë, se oficeri ishte shkarkuar kohët e fundit.

23 fëmijë thuhet të jenë në mesin e viktimave.

Sulmet masive në Tajlandë janë të rralla. Në vitin 2020, një ushtar vrau 21 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në qytetin Nakhon Ratchasima.

*Tibo News