Sulm me raketë në stacionin ku po largoheshin ukrainasit, bilanc tragjik viktimash

Më shumë se 30 njerëz dyshohet të kenë vdekur dhe mbi 100 të tjerë të plagosur pas një sulmi me raketa ruse në stacionin e trenit Kramatorsk të Ukrainës.

Kramatorsk ishte një nga stacionet në lindje të Ukrainës që ende funksiononte.

Gevernatori i Donetsk ka deklaruar se në kohën e sulmit me raketa ruse, mijëra njerëz po evakuoheshin duke u përpjekur të hipnin në trenat jashtë zonës.

Kreu i hekurudhave ukrainase ka njoftuar se dy raketa ruse kishin goditur stacionin. Kramatorsk njihej gjerësisht dhe nga rusët si një nga rrugët kryesore të evakuimit jashtë Ukrainës lindore.

*Tibo News.