
Sulm me armë në shkollën fillore në Texas, 19 fëmijë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
19 fëmijë të vegjël dhe dy të rritur kanë ndërruar jetë nga të shtënat në një shkollë fillore në Jug të Texasit.
Mësohet se një një person ka qëlluar me armë në shkollën fillore Robb, në të cilën mësojnë fëmijët e moshës 7 deri në 10 vjeç, e që ndodhet në qytetin e Uvalde.
I dyshuari si autor i masakrës është i moshës 18 vjeç i cili është vrarë nga policia.

Salvador Ramos, autori i dyshuar i sulmit, djathas.
Sipas mediave amerikane, ai ka qëlluar në shkollë në drejtim të fëmijëve me një pushkë gjysmë automatike të llojit AR-15 dhe kishte gjithashtu karikatorë me kapacitet të lartë.
Dyshohet se adoleshenti ka qëlluar me armë fillimisht gjyshen e tij dhe më pas me armën në duar ka shkuar në drejtim të shkollës së zonës. Mediat lokale raportojnë se ai ka qenë nxënës në atë shkollë.
Sipas shefit të policisë në atë zonë, autori ka nisur sulmin rreth orës 11:32 të orës lokale dhe ka vepruar i vetëm.
Guvernatori i Texas-it Greg Abbott ka deklaruar se autori njihet me emrin Salvador Ramos, i cili fillimisht ka dalë nga një makinë dhe më pas ka hyrë brenda në shkollë duke qëlluar në mënyrë të pakuptueshme.
Mes fëmijëve viktima, ka patur edhe një mësuese.
Gati 500 nxënës janë regjistruar në shkollën kryesisht me shumicë hispanike rreth 85 milje në perëndim të qytetit të San Antonio.
Dy agjentë kufitarë thuhet se u plagosën gjatë shkëmbimit të të shtënave me personin e armatosur. Ata ndodhen në spital në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Sipas CBS Neës, sulmuesi mbante të veshur jelek antiplumb ndërsa kreu sulmin. Një tjetër 18-vjeçar, i cili dyshohet se sulmoi një dyqan ushqimesh në Buffalo, Nju Jork, më 14 maj, ishte gjithashtu i veshur me jelek antiplumb dhe mbante një pushkë gjysmë automatike – të dyja janë të disponueshme në treg në SHBA.
13 fëmijë të tjerë janë dërguar në spital për shkak të lëndimeve. Një grua 66-vjeçare dhe një vajzë 10-vjeçare ndodhen në gjendje kritike teksa janë shtruar në një spital San Antonio. Pritet që mediat amerikane të publikojnë më shumë detaje me arsyet e krimit të rëndë.
Në SHBA ka një historik të trishtë të sulmeve në shkolla.
*Tibo News