Sulm kibernetik në Francë, vidhen të dhënat e 33 milionë qytetarëve

Në Francë ka ndodhur sulmi kibernetik më i madhi ndonjëherë në histori. Ky sulm ka vënë në rrezik 33 milionë banorë.

Dy kompani,Viamedis dhe Almerys  ofrues shërbimesh për kompanitë e sigurimit mjekësor, ishin në shënjestër të një sulmi kibernetik që ndodhi me pesë ditë diferencë në fillim të shkurtit.

Sipas, Viamedis, hakerët përdorën aksesin e mjekëve për të hyrë në sistem. Almerys tha se hakerët nuk kishin shkelur sistemin qendror, por kishin hyrë në një portal të përdorur nga profesionistët e shëndetësisë.

Mbi 33 milionë njerëz, më pak se gjysma e popullsisë franceze prekën nga rrjedhja e të dhënave, e cila përfshinte detaje si “gjendja civile, data e lindjes dhe numri i sigurimeve shoqërore, emri i siguruesit shëndetësor dhe mbulimi i siguruar nga politika.

Autoritetit francez për mbrojtjen e të dhënave (CNIL), siguroi se pjesë e sulmit nuk ishin detajet bankare, të dhëna mjekësore, adresa postare, numër telefoni ose e-mail.