
Sulm kibernetik edhe në Itali e Belgjikë
Belgjika dhe Italia po përjetojnë të njëjtin sulm kibernetik si vendi ynë, ndërsa ndryshe nga ne, ata nuk kanë preferuar t’i mbajnë anonimë grupet që kanë sulmuar vendin e tyre.
Sipas medias italiane ‘La Stampa’, Agenzia delle Entrate, një institcucion financiar është sulmuar nga banda famëkeqe ruse “Ransomware Lockbit”, duke shtuar se ky grup ka të dhëna private dhe shumë të rëndësishëm për kompaninë por edhe për individët që janë të punësuar aty.
Referuar po të njëjtit burim, Ransomware është një lloj virusi që hyn brenda një organizate për të vjedhur të dhënat, dhe në të njëjtën kohë i bën sistemet të padisponueshme.
Nga ana tjetër, një sulm të tillë raportoi edhe ministra e punëve të jashtme belge, e cila akuzoi se një grup hakerash kinezë kanë sulmuar virtualisht për 4 javë radhazi Ministrinë Federale të Mbrojtjes dhe Ministrinë e Brendshme.
*Tibo News